Home SHOWBIZ FOTO/ Olta Gixhari, Marina Vjollca e të tjera! Si dukeshin vajzat kur...

FOTO/ Olta Gixhari, Marina Vjollca e të tjera! Si dukeshin vajzat kur bënin audicione për velina?

55

Shtojzovallet ishte emisioni veror në Top Channel që zgjati 2 sezone. ProOgrami udhëtoi në të gjithë Shqipërinë për të përzgjedhur velinat e “Fiks Fare”.

Mes tyre ishin Olta Gixhari, një aktore tepër e njohur sot, Marina Vjollca, moderatore dhe Xhensila Pere e Fjorentina Halili, të cilat u bënë të njohura nga pjesëmarrja në Big Brother.

Emisioni “Ëndërrtjerësit” që ka nisur sot transmetimin në Top Channel ka treguar se si dukeshin në audicionin për velina të Fiks Fare.

Personazhet më të dashur të ekranit, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, do të rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e së vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit. Në 13 episode do të ketë kthim pas në kohë përmes imazheve dhe kujtimeve.

Sot në mbrëmje nnga ora 21:00 filloi “Ëndërrtjerrësit”, një prodhim i Top Channel për Top Channel.

Kujtime e të pathëna, pamje të patransmetuara kurrë më parë dhe një ribashkim i atyre që e kanë bërë Top Channel ekranin e të gjithë shqiptarëve.

Personazhet më të dashur të ekranit, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, do të rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e së vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit. Në 13 episode do të jepet bashkë një rrugëtim përmes imazheve dhe kujtimeve. Do të kthehemi pas në kohë.