Modeja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ka marrë një lajm të mirë pasi ka rezultuar negative për COVID-19. Puna e saj si modele e obligon që të udhëtojë në shumë vende të botës teksa ajo e gjen kohën për të ardhur edhe në Shqipëri.
Duket se ajo tashmë ka ardhur në atdhe dhe ka kryer edhe testin që i ka rezultuar negativ. Menjëherë ajo nuk ka ngurruar dhe ka takuar të afërm, një prej të cilave një grua pak në moshë.
Në fakt modelja duket se ende nuk është prekur nga virusi pasi ka udhëtuar shpesh dhe sa herë ka kryer testin ka rezultuar negative.