“Jam  në depresion. Kam qenë i mbërthyer në këtë shtrat çdo ditë. Nuk mund të ngrihem dhe të ec, as të bëj dush, as të bëj asgjë për veten time. Hera e fundit që dola dhe kënaqesha ishte shtatë vjet më parë.”

Këto ishin fjalët rrëqethëse të të varurit nga ushqimi Ricky Naputi, i cili dikur peshonte 900 kilogramë.

Për fat të keq pavarësisht përpjekjeve për të mbijetuar dhe për tu bërë më mirë, Ricky Naputi vdiq në moshën 39-vjeçare, në vitin 2012.

Foto/ Peshonte 900 kg, burri më i shëndoshë në botë

Mediet e huaja njoftojnë se shkak i vdekjes së 39-vjeçarit ishte obezitetit.

Lufta e tij për të mbijetuar u transmetua në një dokumentar të medias TLC  me titullin  “njeriu 900 kilogramësh”.

Tashmë 10 vjet pas vdekjes, mediat kanë hedhur një vështrim në rrugëtimin tragjik të Ricky.

Ai ishte një djalë normal kur ishte i vogël por kur u bë adoleshent pesha e tij u rrit shpejt në  90 kg.

Motra e tij Tammy, thotë: “Nëna na tregonte dashurinë me anë të ushqimit.”

Sipas të afërmve, Ricku bullizohej shpesh nga miqtë e tij në shkollë për shkak të peshës.

Ricky nisi të vuante nga depresioni në të 20-at por gjithsesi kishte një punë si roje dere në klubet e natës.

Në moshën 30 vjeç Ricky peshonte 220 kg.

Ndërsa në 2004, ai u njoh me dashurinë e jetës së tij Cheryl.

Në dokumentar bashkëshortja tregon: “Kur unë u martova me Ricky e dija që ishte një burrë i shëndoshë, por e mora parasysh rrezikun”.

Foto/ Peshonte 900 kg, burri më i shëndoshë në botë

Ricky ishte aq i shëndoshë sa nuk mund të “konsumonte martesën” në marrëdhënie intime.

Çifti dëshironin të kishin fëmijë por Ricky vijonte të shtonte në peshë, dhe kjo e bënte të pamundur.

Gruaja e tij Cheryl u bë kujdestarja e tij, teksa tregon: “Është si të kujdesesh për një bebe të stërmadhe.”

Ajo shpjegoi: «Kishte shumë gjëra që ishin të gabuara në martesën tonë. Komunikimi ishte një.

“Ricky dhe unë kishim dhoma të ndara. Unë sakrifikova një jetë për të pasur fëmijë. Me të vërtetë mori një dëm në marrëdhënien tonë.

“Unë e dua atë po, por nuk isha më e dashuruar me të.”

Foto/ Peshonte 900 kg, burri më i shëndoshë në botë

Doktorë nga Guam, Amerika e Australia u përpoqën të ndihmonin Ricky por ai nuk humbiste dot peshë, për të duruar operacionin gastrik.

Cheryl nisi të humbiste shpresat dhe martesa e tyre po përkeqësohej teksa burri nuk ndalonte dot varësinë nga e ngrëna.

Më 10 nëntor, 2012, Cheryl thirri shërbimet e emergjencës pasi Ricky nuk merrte më frymë.

Mjekët tentuan ta sjellin në jetë por ai vdiq.

Pas vdekjes nëna e tij Ava, tha: “Tani është në një vend më të mirë dhe mund të hajë të gjithë ushqimin që dëshiron.”