Sokol Çelaj, është 60-vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi rreth orës 22:50 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Reç të Malësisë e Madhe. Mësohet  se viktima ka ndërruar jetë në spital.

Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri kallashnikov rreth 5-6 herë, teksa po udhëtonte në foristradën tip “Benz” drejt banesës.

Çelaj në momentet e atentatit ishte e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cil fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Ne dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person u ka dalë përpara me kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Bashkëshortja tha se nuk ka arritur ta identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësirës. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërkohë që po sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet që janë kryer pak para ngjarjes.

Viktima prej disa vitesh ka qenë emigrant në Angli, ndërkohë që prej 3 vitesh është kthyer në vendlindje dhe ka punuar në disa prej restoranteve në zonën e Malësisë së Madhe.