Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar sot mjetin tip “BMW”, pasi rezultonte me plot 141 gjoba të papaguara, prej vitit 2020.

Shtetasi me inicialet M.P., ka paguar të gjitha gjobat, që kapnin vlerën afro 2.3 milionë lekë.

Këto gjoba ishin marrë përgjatë vitit 2020-2022, dhe nuk ishin paguar në kohë.