Protestuesit e opozitës kanë nisur të grumbullohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, disa metra larg perimetrit të sigurisë të vendosur nga Policia e Shtetit, në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ndërkohë, në selinë blu pas kryetarit Sali Berisha, pak më parë kanë shkuar dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë. Kryetari Ilir Meta, sekretari Tedi Blushi dhe nënkryetari Agim Nesho, ndërsa nga PD janë deputetë dhe pjesë e stafit organizator.

Simpatizantet e opozites ne oborrin e selise se PD

Brohorima, ovacione dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama janë dëgjuar në oborrin e selisë së PD. Po ashtu, aty është vendosur dhe një furgon me regjinë e protestës, i pajisur me sisteme audio dhe altoparlantë, nga ku mendohet se do të flasin organizatorët.

Protestuesit e opozites mblidhen ne Bulevard

“Europe throë us a life vest”, shkruhet në një ndër pankartat kryesore të kësaj [protestë. Ajo që bie në sy është se të gjitha pankartat janë në gjuhën angleze, për të dhënë mesazh për liderët europianë që ndodhen këtë të martë në Tiranë. Pra, “Europë, na hidh një jelek shpëtimi”.