Partnerja e portierit të Frankfurt, Kevin Trap, Izabel Gulart ka mahnitur fansat me disa fotografi të nxehta të publikuara së fundmi në Instagram.

E veshur me një fund të gjatë të bardhë të mbuluar pjesën e sipërme dhe me një kurorë në kokë, ajo dukej si një mbretëreshë e vërtetë. Gjithashtu në veshjen e dytë ajo është shfaqur gjysmë e zhveshur, teksa ka nxjerr në pah linjat e saj perfekte.

Modelja e njohur aktualisht ndodhet në Brazil, pasi prej datës 17 shkurt deri më 25 shkurt mbahen Karnavalet e Rios.

Izabel Goulart ishte e ftuar speciale, duke dhuruar spektakël dhe duke i mahnitur të gjithë të pranishmit.