Babai, i cili nuk ia lëshoi dorën vajzës së tij, e cila ishte nën rrënoja dhe më pas humbi jetën në qytetin e Kahramanmaras, ka folur për gazetën gjermane Bild.

Mesut Hançer, 49vjeç është shprehur se ka gërrmuar rrënojat me duar, por sërish nuk ka arriti ta shpëtojë vajzën e tij 15-vjeçare, Irmak.

“U luta shumë, fatkeqësisht nuk ndodhi, e humbëm”, tha ai

Fotografia e babait, i cili kishte veshur një xhaketë portokalli me një dhimbje të papërshkrueshme në fytyrë, pati një ndikim të madh në Turqi.r.t/abcnews.al