Shpërthen sulmuesi i Partizanit Stenio Zhunior pas humbjes me Vllazninë.

Nuk luajti për shkak të një dëmtimi në këtë ndeshje, por përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram” braziliani nuk i ka kursyer ofendimet ndaj gjyqtarit Enea Jorgji. Ja postimi i Zhuniorit:

“Është e vështirë të pranohet që një bir kurve të vijë në shtëpinë tonë dhe të bëjë çfarë të dojë me kokën e tij. Mund të thuhet se nuk e meritonim fitoren, por humbja ishte e padrejtë.

Respekt për këtë klub, respekt për lojtarët, që luftojnë ditë pas dite kundër të gjithëve për këtë fanellë. Na e vodhët titullin, nuk është ‘Fair Play’”

Vlen të theksohet se Zhunior më pas e ka fshirë postimin e tij.

Postimi i Zhuniorit duke ofenduar Jorgjin, që më pas u fshi nga vetëai.