PANORAMA PLUS/ Fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit.
Siç e ka treguar dhe më parë balerini ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Ata janë bekuar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
Në këtë ditë të rëndësishme, bashkëshortja e Ilirit feston gjithashtu ditëlindjen e saj.
Burime kanë zbuluar pamjet nga ceremonia madhështore dhe të ftuarit janë disa prej ish-banorëve dhe shumë personazhe të njohur.




