Finalja e Ligës së Kampioneve po shoqërohet me skena kaosi të pazakonta.

Sikur të mos mjaftonte vonesa e tifozëve të Liverpoolit për t’u futur në impiantin e “Stade de France”, ka shumë të tillë të cilët ia kanë hedhur masave të sigurisë duke u futur pa biletë.

Videot e fundit nga stadiumi tregojnë tifozë të Liverpoolit të cilët kapërcejnë rrethimet e stadiumit dhe me vrap kalojnë stjuardët, duke u futur për të parë ndeshjen edhe pse nuk kanë bileta.

Një ngjarje që kujton shumë atë të finales së Euro 2020 të vitit të kaluar në “Wembley” kur një numër shumë i madh tifozësh anglezë bënë të njëjtën gjë për të ndjekur sfidën mes Anglisë dhe Italisë