Një furgon që transportonte vaksina anticovid, ka rënë pre e grabitësve në Flordia të SHBA-ve.

Ndërkohë nga këqyrja e kamerave të sigurisë, policia ka mundur të identifikojë një person që dyshohet se është grabitësi i furgonit.

Me anë të një postimi në “Facebook”, stacioni i policisë së Florida-s ka njoftuar se furgoni u grabit në vendin e quajtur “Straëberry Festival Grounds”, në afërsi të Plant City.

Nuk dihet ende se sa doza vaksinash ndodheshin në furgonin e vjedhur, por policia ka sqaruar se ato po transportoheshin në qendrën e vaksinimit në Plant City.

Policia ka afishuar njoftime të shumta në rrjete sociale, ku i bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me forcat e rendit nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me ngjarjen.

Top Channel