Në rrjete sociale, njerëzit janë të mendimit se Rihanna është shtatzënë.

Ata bazohen te fotot – ku duket barku disi i rrumbullakosur – si edhe raportimet të mediave (jo fort të besueshme) të cilat thonë se sipas burimeve, Rihanna është në pritje të një fëmije me A$AP Rocky-n.

Nuk është hera e parë që përflitet se RiRi është në pritje të ëmbël. Në fakt, aq herë është përfolur sa vështirë ta besojmë nëse nuk e konfirmon vetë. Deri atëherë, thjesht thuhet se Rihanna është shtatzënë.

(E.H/Faxweb.al)