Nuk kanë të ndalur problemet për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ajo do të jetë pjesë e spektaklit “The Voice Australia”, si anëtare e juries dhe kjo ka bërë që këngëtarja të karantinohet për 14 ditë, në një hotel luksoz të Sidnejit. Gjithashtu janë publikuar edhe fotografitë e hotelit me 5 yje ku do të qëndrojë këngëtarja. Sipas dailymail, një natë kushton 270 dollarë.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe të karantinës, Rita do të ketë mundësi që të shijojë pishinën, apo të shkojë të ushtrohet në palestër.

Si pasojë, qeveria Australiane ka pranuar kritika të shumta për faktin se e ka lejuar hyrje e Orës në këtë kontinent, pavarësisht mbylljes së kufijve të shtetit.

Reagimet dhe kritikat e publikut ndaj këngëtares, rreth shkeljes së masave anti-COVID, kishin filluar në vendlindjen e saj ku Ora e bëri veprimin e gabuar, duke organizuar ndejë në një restorant për ditëlindjen e saj të 30-të. Kështu ajo i pati shkelur rregullat e karantinës në Britani të Madhe./abcnews.al
