Didier Deschamps ka zyrtarizuar 26 lojtarët për Kampionatin Europian. Spikat kthimi i Benzema, por ajo që habit është gjithashtu cilësia dhe emrat e mëdhenj që përbëjnë Francën tjetër, lojtarët e pa thirrur. Një ekip (i rreshtuar me 4-3-1-2), me vlerë 450 milionë euro në treg (sipas Transfermarkt), me tre prej tyre nga Serie A dhe një sulm prej gati 300 golash në total.

Portieri: ILLAN MESLIER (Leeds): vlera e tregut, 17 milionë euro. Titullar i ekipit të Bielsa. Lindur në vitin 2000, ai luajti me ekipet kombëtare franceze të të rinjve, por ende nuk ka bërë debutimin e tij në kombëtaren e madhe.

Mbrojtës i djathtë: NORDI MUKIELE (Leipzig): vlera e tregut, prej 23 milionë euro. I datëlindjes 1997, mbrojtësi i djathtë ka spikatur me Leipzig në dy sezonet e fundit.

Mbrojtësi qendror: DAYOT UPAMECANO (Leipzig): vlera e tregut, 60 milionë euro. Një nga mbrojtësit e rinj kryesorë të futbollit europian, aq sa Bayerni e bleu atë për 42.5 milionë euro, duke e konsideruar titullar sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi qendror: WESLEY FOFANA (Leicester): vlera e tregut, 30 milionë euro. Vetëm Franca U-21, si niveli më i lartë i arritur prej tij në kombëtare. Thirrja e parë për ekipin e madh kombëtar francez ende nuk ka arritur.

Mbrojtësi i majtë: THEO HERNANDEZ (Milan): vlera e tregut, 50 milionë euro. Nuk është mister që emri i tij nuk ka përfunduar ende në listën e Deschamps, ku shfaqet një Hernandez, vëllai Lucas.

Mesfushor: TIEMOUÈ BAKAYOKO (Napoli): vlera e tregut, 25 milionë euro. Duke zgjedhur 11-shen e parë për vlerën më të lartë të tregut, vendi në mesfushë do t’i “shkonte” Ndombélé nga Tottenham ose Aouar nga Lyon (të dy vlerësohen nga 50 milionë), por në mesin e të munguarve të mëdhenj janë edhe dy nga Serie A. Njëri është mesfushor i Gattuso.

Mesfushor: JORDAN VERETOUT (Romë): vlera e tregut, 35 milionë euro. Mesfushori tjetër është ai i Romës. Edhe pse karta e identitetit është “tashmë” 28 vjeç, thirrja e parë nuk ka mbërritur kurrë për qendrorin verdhekuq.

Mesfushor 3: EDUARDO CAMAVINGA (Rennes): vlera e tregut, 60 milionëeuro. Tri ndeshje dhe një gol me Francën e madhe, ende jo mjaftueshëm për t’u thirrur në Europian. Për të, e ardhmja duket e sigurt. I lindur më 2002, tani ka luajtur rregullisht në Ligue 1 për dy vite.

Mesfushori sulmues: CHRISTOPHER NKUNKU (Leipzig): vlera e tregut, 40 milionë euro. Një tjetër lojtar i Leipzig, i cili arriti atje më 2019 dhe menjëherë u bë yll i klubit.

Sulm: ANTONI MARTIAL (Manchester United): vlera e tregut, 50 milionë euro. Padyshim, një nga më të mëdhenjtë e përjashtuar (edhe nëse lexoni emrat e skuadrave, ka shumë zgjedhje në sulm). Vetëm shtatë gola këtë sezon, por nuk të lë indifferent paraqitja e tij në Premier League, vitin e kaluar.

Sulmues: ALEXANDRE LACAZETTE (Arsenal): vlera e tregut, 35 milionë euro. Sulmues I spikatur në Premier League. Pothuajse 200 gola personalë në karrierën e tij dhe 17 në sezonin aktual me “topçinjtë”.

PANKINA – Shumë emra, që mund të shtohen në listë: ish-portieri i Fiorentinës, Lafont. Një tjetër lojtar i ri nga Leipzig në mbrojtje: Ibrahima Konaté. Në mesfushë, siç u përmend, Ndombélé nga Tottenham dhe Aouar nga Lyon. Dhe në sulm shkojmë nga Thauvin te Fekir, duke kaluar nëpër Moussa Dembélé të Atletico Madridit dhe një yll i Europianit 2016, Dimitri Payet.