Frikë në Tiranë”.
Kështu shkruan gazeta e madhe sportive italiane, ‘Gazzetta dello Sport’, duke iu referuar trazirave të mbrëmshme në kryeqytetin shqiptar. Përplasjet u provokuan nga tifozët holandezë, akuzon gazeta, duke theksuar se janë dhjetëra të plagosur.
Me kalimin e orëve, situata e rëndit publik në Tiranë u bë dramatike.
Sipas burimeve policore në kryeqytetin shqiptar, të plagosurit janë 15, 12 policë shqiptarë dhe tre tifozë. Dy italianë kanë pësuar lëndime në kokë dhe fytyrë. Një nga policët thuhet se është në gjendje serioze”.
“Për t’u shqetësuar teprimet e tifozëve të Feynoord-it, të cilët falë disa birrave të shumta, fillimisht u bënë protagonistë të përplasjeve në veri të qytetit, gjatë të cilave u plagosën në kokë dy të rinj shqiptarë. Njëri u plagos me rëndë pasi u godit me një karrige”, shkruan gazeta.