Natë guerile në Tiranë.

Kështu shkruan portali i njohur italian, Fanpage, duke iu referuar përplasjeve të dhunshme në kryeqytetin shqiptar në prag të ndeshjes mes Romës dh Feynoord-it.

Aktet e dhunës u shënuan në disa pika të kryeqytetit shqiptar, duke regjistruar dhjetëra të plagosur dhe të paktën 60 të arrestuar.

Portali thekson se gjatë kësaj situate kaosi, policia përdori gaz lotsjellës, madje një efektiv policie nxori edhe armën.

Pamjet që bëjnë xhiron e rrjetit tregojnë ‘grupe huliganësh’ të veshur me të zeza, me fytyrë të mbuluar, të armatosur me shkopinj dhe gurë, me shishe e çdo send të mprehtë, jo të gjithë të frikësuar nga forcat e rendit.

Kalojnë rrugës dhe shkatërrojnë: xhama të thyer, makina të dëmtuara, dyqane të sulmuara. Tërbimi i shtyn deri në prag të një godine qeveritare.

Të paktën 20 të plagosur, por numri është shumë më i lartë në dritën e shkatërrimeve dhe aksidenteve, gjatë të cilëve policët, përfshirë edhe ata me rroba civile, nxorën dhe treguan pistoletën, hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën”.