Kryetari i PD, Lulzim Basha ka lajmëruar se ditën e sotme do të mbajë një takim me demokratët e Fierit, në kuadër të forcimit të lidhjeve me bazën dhe anëtarësinë.

Por, si pasojë e frikës se mund të ketë veprime të dhunshme ndaj kryedemorkatit apo zyrtarëve të tjerë të PD, policia e Vlorës është nisur drejt Fierit për të siguruara zonën ku do të mbahet takimi. Kujtojmë se situata nuk është aspak e qetë brenda PD me përjashtimet e bëra së fundmi nga Basha ndaj të cilit anëtarët e PD kanë një frustrim të madh, gjë të cilën e shfaqën në protestën e 8 janarit para selisë blu.

Ndërkohë që ish kryeministri, Sali Berisha ka njoftuiar një takim me demorkatët e Shkodrës në të njëjtën orë që Basha do mbajë takimin në Fier.