Boris Johnson po përballet me një situatë të vështirë, pasi 3 deputetë të tjerë të Partisë Konservatore kanë kërkuar dorëheqjen e kryeminstritit. Numri i personave që shprehin mosbesim ndaj Johnson është në rritje, për shkak të lajmeve për festat e organizuara në Downing Street gjatë izolimit të vendit.

Policia po heton 12 asamble të ndryshme për shkelje të masave të qeverisë kundër pandemisë, pas një hulumtimi të brendshëm për një “dështim serioz të udhëheqjes”. Prej disa javësh, popullariteti i konservatorëve ka shënuar rënie drastike në sondazhe.

Boris Johnson deri më tani ka arritur ti bëjë ballë presionit, duke marrë një sërë nismash legjislative dhe duke u angazhuar në riorganizimin e stafit të tij për të vazhduar përpjekjet për ti dhënë fund pandemisë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur planin për të luftuar pabarazinë rajonale – një nga angazhimet kryesore të fushatës që e ndihmoi atë të bindë miliona votues të mbështesin konservatorët në vitin 2019.