Erling Haaland është lakuar shumë si një objektiv madhor i Real Madrid. Sulmuesi norvegjez deri më tani nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratën e re me Borussia Dortmund.

Së fundmi një këshillë për Haaland e ka dhënë mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i cili thekson se norvegjezi nuk duhet të shkojë të një ekip me Kylian Mbappe.

Duke folur në Twitch përmes “Football Espana”, Pique deklaroi: “Nëse do të isha në vend të Haaland dhe do të doja të fitoja Topin e Artë, nuk do të shkoja në të njëjtin ekip me Kylian Mbappe”.

Kjo deklaratë është komentuar edhe si një frikë e Pique, pasi francezi pritet të bashkohet me Real Madrid në verë dhe së bashku me Haaland mund ta kthejnë kryesuesen e LaLiga në një kundërshtar të papërballueshëm.