Fermeri nga Dumreja kultivon “Goji berry“

“Goji berry” është një frut i rrallë për Europën, por shumë popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Kinë, ndërsa për herë të parë në Shqipëri vjen si një iniciativë e sipërmarrjes Shqiptare, por për herë të parë në territorin e Dumresë, në fshatin “Shtith“ po kultivohet  nga fermeri “Fisnik Tafani”.

Prej vitesh në vendin tonë  po kultivohen bimë apo fruta që merren nga vende të ndryshme të botës. Fermerë apo të apasionuar pas tyre kanë eksperimentuar fillimisht e më pas i kanë kultivuar për prodhim.

Një rast i ngjashëm është edhe i fermerit “Fisnik Tafani” nga fshati “Shtith”. Fisniku ka kultivuar një frut të rrallë dhe të pakultivuar asnjëherë më parë në territorin e Dumresë.

“Goji berry” (xhoi berry) është një frut që vjen nga bima botanike “lisjum barbarum”. Ato janë të kuqe, kokërr vogël në pamje të parë, ngjajnë me frutin e thanës, por kur priten në mes ato janë si domatet, por në përmasa shumë të vogla.

“Fisnik Tafani”, i cili ka kultivuar rreth 1(një) dynym “xhoi berry” thotë se para se ta mbillte është njohur për vlerat e larta ushqyese që përmbajnë frutat.

Manat, xhoi berry konsumohen në disa forma, si : të njoma, në formën e çajit por edhe të thata. Ato njihen si frutat e akullta tibetiane pasi ekportohen të ngrira në akull dhe rriten në lartësi, duke i rezistuar të ftohtit.