Prej shumë vitesh banorët vuajnë mungesën e ujit
Uji I pijshëm vijon të jetë një shqetësim për një pjesë të mirë të zonave administrative në bashkinë e Elbasanit.Në fshatin Balëz problemi me ujin e pijshëm është kthyer në një problem madhor. Edhe pse shpesh herë janë ankuar gjendja vijon e njejtë.
Në rubinetët e tyre nuk ka ujë. Sipas banorëve askush nuk interesohet per ta. Edhe pse këtu jeton një numër I madh banorësh shumica e familjeve janë detyruar të hapin puse dhe të blejnë ujë për shkak se aty nuk ka ujë.
E vetmja kërkesë që kanë është të merret seriozisht ankesa e tyre dhe nëse nuk do të merren masa ateherë do të ngrihen në protestë.