Rruga e demtuar ne fshatin Gryshk i Vogel ne Bashkinë Peqin ka 5 vite qe eshte lene në harresë dhe ne meshire te fatit. Rruga ka rreshqitur drejtë lumit Shkumbin dhe eshte kthyer ne nje rrezik per jeten e banoreve, ku me teper rrezikohen femijet qe shkojne ne shkolle.

Gjate ketyre viteve njeri krah i rruges eshte e shembur dhe kufizueset e saj jane demtuar si dhe në hapsirën qe mendohet te kalojne banoret eshte e tejmbushur me plehra. Ky segment rrugor rrezikon te bllokoje 8 fshatra, se bashku me rrugen qe te dergon drejt qytetit te Belshit. Per banoret jetesa eshte teper e veshtire pasi mungesa e investimeve nga pushteti lokal po i detyron keta te fundit te largohen nga banesat e tyre.

Ndersa per shoferet kalimi i rruges eshte nje sfide ne vete, ata shprehen se prej kohesh ne kete aks rrugor nuk eshte hedhur asnje investim nga qeveria ata apelojne per ndihme.

Administrator i Njesise Sheze shprehet se eshte i njohur me problematiken e rruges ku pritet qe Pushteti Lokal te nderhyje sa me shpejt. Ai gjithashtu i ben thirrje banorve te kalojne sa me kujdes duke u shprehur se rruga e shembur ka rrezik te bllokoje gjithe zonen dhe fshatrat e saj.

Tani qe po vjen stina e reshjeve kalimi i rruges behet Akoma edhe me i veshtire ku rrisku eshte teper i madh./Egnatia news