Vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, energjisë dhe rrugëve
Qykrani mbetet një nga fshatrat me probleme sociale në zonën e Sulovës. 300 banorët e këtij fshati thonë se ndjehen të lënë pas dore dhe askush nga drejtuesit e pushtetit lokal nuk po qëndron pranë shqetësimeve dhe problemeve që ata kanë. Sipas banorëve në fshat mungon uji i pijshëm dhe për të mbushur ujë duhet të shkojnë rreth dy orë larg.
Një tjetër shqetësim për ta është edhe fakti se energjia elektrike vjen tepër e dobët .Po ashtu infrastruktura rrugore është një tjetër problem i madh.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e pushtetit lokal konfirmojnë shqetësimet e banorëve por deri më tani nuk i ofrojnë zgjidhje.
