Home ELBASANI SOT VIDEO/LUFTA KUNDËR KANABISIT EDHE NË ELBASAN

VIDEO/LUFTA KUNDËR KANABISIT EDHE NË ELBASAN

69

Elbasani,Gramshi,Librazhdi bashkitë problem

Bashkia e Elbasanit, Gramshit dhe e Librazhdit mbeten 3 nga bashkitë me numrin më të lartë të rasteve te identifikuara me kanabis. Gjatë një takimi të zhvilluar në prefekturën e Elbasanit u bë bilanci i punës së një viti në luftën kundër kanabisit. Drejtori i policisë së Elbasanit Ardian Çipa tha se gjatë 2021 janë kryer 1328 kontrolle ku 91% e rasteve kanë autor.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe drejtuesi i krimeve të rënda Tonin Vocaj i cili tha se kohët e fundit është vënë re tendenca e kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura.

Nga ana e tij kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar rastet për të cilat kanë dijeni.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe mbi pengesat që has policia për të kryer operacione më efektive. Drejtuesit e policisë kërkuan bashkëpunimin e drejtorisë së pyjeve OSHE dhe qytetarëve për të reduktuar këtë fenomen negative.