Fshati Rroms në bashkinë e Mallakastrës vuan prej më shumë se 30 vitesh mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore.

Në një gjatësi prej 6 km që nga fillimi i autostradës e deri në fund të fshatit i gjithë segmenti rrugor është i amortizuar , plot me gropa të cilat janë kthyer në makth të vërtetë në përditshmerinë e banorëve por edhe për drejtuesit e automjeteve.

Banorët shprehen plot indinjatë se në këtë fshat me më shumë se 300 familje mungojnë të gjitha shërbimet bazike duke filluar nga rruga, uji i pijshëm, mungesa e mjekut në qendrën shëndetesore, mungesa e shërbimit urban , dhe një sërë problematikash, të cilat ua veshtiresojnë së tepërmi  jetesën në perditshmërinë e tyre.

“Ky shuli që ka marrë qeverinë, që e ka shtypur këtë popull. U ankova për urban, është zonë urbanistike kjo. Nuk na kanë cuar urban. Njëri na thotë që keni bashkinë në Ballsh, nuk u takon. Rruga ka 30 vjet e prishur, nuk ve njëri dorë. Deputeti sheh familjen e tij. Populli vuan nga qeveria. Nuk është rikonstruktuar, ka 30 vjet. Kush mban përgjegjësi. Ujë për të pirë nuk ka. Kjo është e përditshme. Autobus nuk ka, që të kesh një hallë. Kjo është një demokraci fashiste, jemi ankuar 100 herë. Vetëm këtu nuk ka urban, të prapambetur. Sa herë që qarkullojmë marrim taksi. Ne jemi të mbytur, doktor nuk kemi, as unë, as rrugë. Jemi të humbur“- shprehen banorët për Faxnews.

“Përballë kësaj situate ndihemi tërësisht të braktisur nga të gjitha qeveritë”- pohojne banorët teksa theksojne se fshati i tyre po braktiset nga dita në ditë