Një shtetas i huaj është vënë në pranga në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”. 27 vjeçari Patrick ëellner pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë pasi rezulton i dënuar atje me 1 vit e 8 muaj burg.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Paderborn”.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paderborn”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i shtetasit:

– Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Paderborn, Gjermani, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë./abcnews.al