Pas natës finale dhe shpalljes së fituesit, Kurti bëri një postim të gjatë në “Facebook”, si një lloj reflektimi në lidhje me atë se çfarë po ndodh me muzikën shqiptare. Kozeta shprehet se prodhimet muzikore të këtyre viteve të fundit janë shumë të dobëta dhe ndalet tek tre fituesit kryesor të “Kënga Magjike”.
Ajo shkruan se grupi Urban Band dhe këngëtarja nga Gjerogjia, Nutsa, e meritonin plotësisht fitoren, ndërsa për Alban Ramosajn, që mori çmimin e parë ka rezerva.
“Dua t’u kthej një përgjigje për së largu çdo syleshi. Eskorta në Dubai, po merren me muzikë unë nuk e di se ku e ka futur kokën shumica e finalistëve, pasi e ka parë atë vajzën të këndojë në skenë. A është Alban Ramosaj këngëtari më i mirë i Festivalit? Jo, nuk është! A e mbrojti dot këngën? Jo, nuk e mbrojti. (ata që e mbrojtën këngën, mund t’jua numëroj ndoshta me gishtërinjtë e vetëm njërës dorë) Por Albani ka këngën! Dhe kënga është e para. Kur ke këngën, këngëtarin e gjen.
Me këtë dua të them se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë e të rikthehet sistemi, siç ndodhte dikur në këtë vend e siç ende në botë ndodh shpesh: producentët e kompozitorët t’ua përshtasin krijimtarinë e tyre interpretuesve dhe jo këta të fundit të bredhin studiove e të kërkojnë këngë”, shkruan Kozeta ndër të tjera në postimin e saj.
Por këto fjalë nuk janë pritur fare mirë ngë Flori Mumajesi. Ai ka shkëputur pikërisht pjesën e mësipërme nga shkrimi i Kozetës dhe ka reaguar i revoltuar kundër saj.
“Nje shkrim i nxituar nga mllefi kolektiv! Ftoj te gjithe syleshet qe moren pjese ne festival qe nga fituesi deri tek ata qe nuk paten mundesi te kualifikohen , te mos ndihen sylesh! Kam shkeputur nga shkrimi vetem thikat e panevojshme! Cfare arrogance per te gjithe ne syleshet qe mbetem ne doren tende, te na votosh dhe te na vendosesh epitete me pas! BRAVO! TE LUMTE! Mbase e meritojme te na votosh si te duash, por te lutem pertej kesaj mos e mpreh shpaten pa numeruar deri ne 10. P.s si mikesh qe te kam edhe pse nuk shquhem per te numeruar deri ne 10 po e bej! @kurtikozeta”, shkruan Flori, duke treguar se nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vete këtë reagim.
Mirëpo dhe përgjigja nga Kozeta nuk ka vonuar. Pas reagimit të Florit, ajo shprehet se refleksioni i saj ishte përtej “Kënga Magjike”, megjithatë interpretimi i fjalëve që shkruan është personal.
“Qyqja! Zemër! Muzika është më e madhe se Kënga Magjike. Refleksioni është përtej KM, ndonëse e drejta e interpretimit është tërësisht personale! Më vjen vërtetë keq që vetë-etiketohesh sylesh. Sylesh është çdo profil pa identitet në rrjete sociale”, përgjigjet Kozeta.
Pas kësaj ka nisur një “fushatë” virale ku përmes një filteri të Instagram-it, disa këngëtarë të “Këngës Magjike” këndojnë me vetulla të shtuara në pamjen e tyre si ironi ndaj termit “Sylesh” që Kozeta Kurti ka shkruar në reagimin e saj.
Në fund Kozeta falënderoi publikisht Florin dhe gjithë grupin “Three Dots” për shpërndarjen e shkrimit që kishte marrë vëmendje të shtuar falë audiencës së tyre.
Ajo po ashtu, ka ngritur aludime se pas mesazheve që sipas saj janë adresa fallso, fshihet Flori Mumajesi.