Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Dita e shtunë do të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jetën të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat malore në jug dhe juglindje të vendit në lartësinë mbi 900-1000 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës në orët e mesditës dhe pasdite do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era nga verilindja-juglindja  me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.