Leni Klum, vajza e modeles Heidi Klum, ka shkaktuar sërish reagime të shumta negative duke pozuar në një fotosesion sfidues.

18-vjeçarja është fotografuar pa të brendshme për revistën Flaunt. Ajo kishte veshur një triko dhe geta në formë rrjete.

Rrjetet sociale u mbushën shumë shpejt nga komentet e njerëzve që besojnë se një vajzë në moshën e saj nuk duhet të ekspozohet në këtë mënyrë.

Kujtojmë që Leni dhe Heidi pozuan me të brendshme për fushatën e markës Intimissimi në fund të vitit të kaluar.

Duke shpërndarë klipin në profilin e tyre në Instagram, Intimissimi kishte shkruar: “Një histori e vetëbesimit, gëzimit të jetës dhe dashurisë mes nënës dhe vajzës. Heidi dhe Leni Klum së bashku festojnë artin e të brendshmeve italiane”.