Njihuni me 23-vjeçaren Valeria Carannante, e cila kaloi periudhën më të vështirë të jetës, por edhe më të bukur. Nënë e një djali 1-vjeçar, ajo njëkohësisht punoi diplomën e universitetit, por ndryshe nga të gjithë, ajo e punoi atë në spital, pasi djali i saj ishte sëmurë.

Mediat italiane shkruajnë se e reja ka pasur “krah” edhe ekipin mjekësor të cilët i ka falënderuar përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, për përkujdesen maksimal të treguar ndaj të birit.