Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor Milot-Rubik.

Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një furgon ku për pasojë raportohet për dy vajza të plagosura.

Një nga vajzat ka qenë drejtuese e veturës, ndërsa tjetëra pasagjere në të.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

ora news