Dy shtetas grekë dhe një shqiptar janë arrestuar për trafik kokaine në Athinë. Të arrestuarit grekë janë një stilist i njohur emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe një pilot, ndërsa shqiptari i prangosur është fotograf.
Policia greke thotë se qarku ka funksionuar mjaft mirë në 3 muajt e fundit, ku të arrestuarit u dërgonin kokainën në shtëpi VIP-ave nga fusha artistike, showbiz dhe më gjerë.
Bazë për përgatitjen e drogës shqiptari dhe dy grekët kishin shtëpitë e tyre.
Nga kontrolli u zbuluan dhe sekuestruan; sasi kokaine, pesha totale 795.1 gram, sasi e vogël kanabisi, 30,9 gram, 3 pistoleta, njëra prej të cilave ishte vjedhur, 784 gëzhoja, të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, 4 peshore precize, 9 telefona celularë dhe 8570 euro nga trafiku i drogës.