Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi i shiste drogë një parukiereje.

Sipas policisë, parukierja ka deklaruar se shqiptari e kishte furnizuar me drogë për rreth dy vjet, periudhë gjatë së cilës janë bërë rreth 100 shkëmbime.

Për parukieren u vendos masa e sigurisë “Arrest shtëpie.”

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari, i mbrojtur nga avokati Gianni Dionigi, u përpoq të shfajësohej.

Sipas gjyqtarit hetues Valerio D’Andria i dyshuari mohoi të ishte takuar me parukieren për shitjen e lëndëve narkotike dhe pretendoi se kishte caktuar në një takim me të për të prerë flokët.