Home SHOWBIZ Gabimi më i keq i jetës sime”, Shakira fajëson vjehrrën për stilin...

Gabimi më i keq i jetës sime”, Shakira fajëson vjehrrën për stilin e flokëve të vitit 2012

14

Këngëtarja e njohur Shakira ka thënë se nuk do të marrë më këshilla bukurie nga nëna e bashkëshortit të saj, Gerard Pique.

Në “British Vogue’s Life in Looks”, Shakira ka ndarë disa nga momentet e saj më të mira të veshjeve dhe dukjes fizike. Ajo filloi me veshjen e një kërcimtareje që e pati veshur në vitin 2000, por më pas me rikujtoi një pamje që aspak nuk i pëlqen.

“E tmerrshme”, tha ajo kur pa foton e vitit 2012.

Për flokët se si i dukeshin atëherë, ajo fajëson vjehrrën. “Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, ka thënë ajo duke qeshur, teksa u kthye nga kamera dhe tha, “Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”./abcnews.al