Prokurori Adnon Xholi ka depozituar kërkesën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) për të kandiduar për postin e kreut të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kështu Xholi bëhet kandidati i parë, i cili synon të marrë drejtimin e institucionit të ri të drejtësisë.

Kryetarit aktual Arben Karjës i përfundon mandati më 19 dhjetor , ndërkohë në vijim priten të dalin emra të tjerë, të cilët do shprehin interes për të marrë drejtimin e SPAK. Drejtuesi i ri i SPAK zgjidhet me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.