Verifikimi paraprak i listës së 290 kandidatëve që janë në garë për shef komisariati të Policisë së Shtetit, deri në këtë fazë, ka skualifikuar 15 prej tyre.
Aplikantët që nuk kanë kaluar filtrin fillestar, janë s’kualifikuar për mungesë të dokumentacionit, i cili kërkohet për të qenë pjesë e garës.
Më 2 dhjetor, komisioni që po vlerëson kandidaturat, i përbërë nga 3 gra të Policisë së Shtetit, Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana, do të nis intervistat me të gjithë aplikantët, në mesin e 290 të të interesuarve për t’u bërë shef komisariati janë edhe 9 gra