Ndonëse Ilir Meta pati paralajmëruar se do të padisë gazetën austriake ‘Kronen Zeitung’, pas artikullit që kishte publikuar se ai ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, kreu i Partisë së Lirisë njofton se ka hequr dorë nga padia.

“Mund t’ju them se kjo gjë mu vlerësua e panevojshme dhe jo produktive nga disa kompani që merren me shpifje. Padyshim që gjyqi ishte i fituar. Për shkak të ligjeve austriake, kompensimi do ishte i përmasave modeste ndërkohë që shpenzimet për ndjekien e këtij gjyqi ishin të larta dhe për efekt për transparencën, nuk ia vlente. 300 euro ora për një studio ligjore. Ishte një gjë e panevojshme, gazeta vetëm ka prodhuar shpifje. Këto padyshim që vijnë për shkak se të kërkuarit janë në Vienë. Ai që ka bërë kallëzimin, herë pas here ka qenë në Vienë. Nuk kemi ndërmend të harxhojmë energji të kota me regjimin e inceneratorëve”, tha Meta. 

Pyetje: Është një mundësi hetimi i SPAK për t’i dhënë përgjigje gazetës austriake?

Meta: Ajo dihet si gazetë që prodhon skandale. Kishte një rekomandim nga miqtë e mi austriakë që nuk ia vlen të merresh me një gazetë që prodhon skandale dhe aludime të ndryshme”, tha Meta në një intervistë për mediat.