Situata mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të jetë e tensionuar teksa nga informacionet të dyja vendet po përgatiten për luftë.

Ndërkohë kjo situatë është “zhvendosur” edhe në një program televiziv në Ukrainë ku pati edhe përplasje të forta mes gazetarit Yuriy Butusov dhe deputetit ukrainas pro-rus Nestor Shufrych.

Në videon e publikuar shihet që gazetari e godet deputetin kur ai po prezantonte historinë e Rusisë dhe flet për mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin.

Ndërkohë të gjithë të pranishmit u përpoqën t’i ndanin gjë që u arrit pas shumë përpjekjeve.