Ditën e djeshme u nda nga jeta shkrimtari Bardhyl Londo, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Sot në nder të Londos janë bërë homazhe nga njerëz të artit, kulturës e miq të tij.

Besnik Mustafaj, mik me London ka treguar bisedat e fundit me të dhe një akt të rrallë gjatë regjimit komunist.

Ai tregoi se Londo ishte ndër të rrallët që nuk bashkëpunoi me Sigurimin e Shtetit kundër një poeti, duke iu referuar rastit të Visar Zhitit.

“Bashkudhëtar në letërsi, kemi qenë bashkë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe bashkë në politikë si deputetë të PD. Dhimbja ime për një mik të çmuar për një gjysmë shekulli është e madhe. Përtej kësaj dhimbje doja t’i bëja një homazh se si rrallë kush ai ka gjetur në veprën e tij, prerjen e tij të asaj që është shqiptare e universal.

Është monumentale qëndrimi që mbajti Bardhyl Londo kur Sigurimi i kërkoi të bënte një raport për Visar Zhitin dhe ai e refuzoi. Është nga të rrallët që e pati guximin në atë brez të thoshte nuk bashkëpunoj me sigurimin kundër një poeti”

Ka qenë kryetari më liberal i Lidhjes së Shkrimtarëve, ai edhe Xhevahir Spahiun. Dua të përmend një gjest shumë njerëzor të djalit të Xhevahir Spahiut, Orgesi, që është doktori që e ndoqi gjendjen mjekësore deri në çastet e fundit.

Në një nga poezitë, ai ka thënë që vetëm një do qajë seriozisht, kabaja përmettre, që ai i ka bërë himnin.

Prej kohësh Londo, kurohej për një sëmundje të rëndë po pa u dorëzuar.

Kam komunikuar me të deri para 10 ditësh. E kishte bërë oepracionin, e dinte fundin, por ishte I fortë dhe me dashuri për jetën. E kishte shpërfillur vdekjen”, u shpreh Mustafaj