Pensionimi para kohe e Sergio Agueros ishte fokusi kryesore i mediave ditën e djeshme. Për largimin para kohe nga futbolli i luajtur i Agueros, bëri që Lionel Messi të bënte një postim shumë emocionues në rrjetet sociale.

Në postimin e yllit argjentinas kishte një mori komentesh ku shprehnin mbështetjen për Agueron, por mes tyre në sy bie komenti i gruas së rivalit më të madh të argjentinasit, Georgina Rodriguez, e cila ka vendosur të vazhdojë rivalitetin e dy yjeve Messi vs Ronaldo edhe në rrjetet sociale.

“Ronaldo është më i mirë”, janë fjalët që Georgina ka preferuar të shkruajë, duke thumbuar kështu edhe fjalët e Messit i cili e kishte quajtur shokun e tij një legjendë. Një koment që ka marrë shumë reagime dhe like nga fansat.