Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme një takim informal me gazetarët.

Ai foli për çështje të rëndësishme dosje të cilat janë në hetim nga SPAK/

Sa i përket çështjes së Gërdecit Dumani u shpreh se po bashkëpunohet me SHBA-në.

Çështja është në hetim. Nuk mund të them më shumë. Kemi nisur një letër porosi, jemi duke bashkëpunuar me SHBA-në.”, është shprehur Dumani.

Dumani u pyet edhe për dosjen “Metamorfoza”, ku hetimet sipas tij vërtetuan përfshirjen e disa zyrtarëve të policisë dhe prokurorisë me botën e krimit.

“Nuk ka prova për këtë, as akuza. Çështja është në hetim. Ka shumë punë”, u shpreh Dumani.Për akuzën në SPAK ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe anëtarëve të familjes së tij, Dumani theksoi se janë në pritje të një letërporosie nga SHBA-ja./ CNA