TIRANË– Shtyhet seanca për çështjen ‘Gërdeci’ për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Shkak ëshë bërë mungesa e dy avokatëve. 

Henrik Ligori nuk ishte prezent për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa Ardian Visha ndodhet jashtë shtetit. Seanca e radhës pritet të mbahet me 30 nëntor në orën 10:00.

GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total 71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse.

Mediu është nën hetim për çështjen e “Gërdecit”. Pak ditë më parë ish-ministri tha se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re, ndërsa ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm./Dosja.al