SPAK i ka kërkuar Gjykatës të thirren si dëshmitarë në procesin e Fatmir Mediut në lidhje me “Gerdecin”, Aldo Bumcin dhe Shkëlzen Berishën.
Ministria e Drejtësisë, me ministër asokohe, Aldo Bumçin ka qenë një nga organet kompetente për të gjithë praktikën e ndërtimit të fabrikës së armëve.
Në një shkresë, e cila tanimë është bërë publike nga kjo ministri ka pasur edhe një shënim për Shkëlzen Berishën.
Përveç Bumçit dhe Berishës, SPAK ka kërkuar edhe 50 dëshmitarë të tjerë.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 29 shtator, ora 14:30.
Kujtojmë që për Mediun tanimë ka nisur gjykimi i zakonshëm, pasi prokuroria pranoi kërkesën e tij për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar./abcnews.al