Depresioni është një sëmundje që po prek grupmosha të ndryshme. Shkak i tij bëhet stresi për diçka të parealizueshme dhe probleme të ndryshme që prekin shoqërinë. Dëgjojmë për ngjarje të pakëndshme që ndodhin për shkak të depresionit, por shohim që të prekurit nuk bëjnë as minimumin për ta luftuar atë.

Më poshtë paraqiten 6 mënyra sesi ju vetë mund të arrini të luftoni depresionin:

Beso tek ajo për të cilën ia vlen të luftohet

Depresioni  të ka vjedhur gëzimin, pasionin  dhe gjallërinë. Kjo të bën të harrosh kush je. E ke parasysh kur keni një mysafir që rri për një kohë të gjatë në shtëpinë tënde? E njëjta gjë vlen me depresionin; ai është si një mysafir. Duhet ta dëgjoni kur thotë se askush nuk kujdeset për ty; se ti nuk e meriton atë punë, ti nuk do të jesh asnjëherë mirë. Kjo gjendje do të jetë gjithmonë rreth teje në qoftë se ti nuk e lufton atë. Merr përgjegjësitë dhe tregoji depresionit që është koha,që ai të shkojë.

Vlerëso gjërat e tua

Mund të duket si diçka e bezdisshme, por me këtë bien dakord psikologë, shkencëtarë, pastorë e psikiatër. Kultivimi i mirënjohjes ndikon në shëndetin tënd, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova. Para se të nxitosh për në shkollë apo punë bëj një listë me gjërat që do. Mbaje këtë listë në një vend të sigurt ose me vete dhe duke e parë atë do të gjesh ato gjëra që mund t’i kesh harruar.

Kështu është edhe depresioni, do të kujtosh  gjëra të mira dhe kjo të çmend.

Bëhu i vetëdijshëm

A je dakord që të kthehesh prapa e të hapësh përsëri plagët e vjetra? E mendon sesa keq mund të jenë gjërat dhe ato të bëhen më mirë? Mund të mendosh për të shkuarën,  por duhet të jesh i vetëdijshëm që ajo ka kaluar kështu që duhet të vazhdosh të ecësh përpara.

Shiko, kontrollo fjalët e tua

Fjalët mund të të bëjnë të ndihesh si i pari i botës, por një fjalë e thjeshtë mund të të thyejë zemrën. Nuk mund të kontrollosh atë që thonë të tjerët për ty. Fjalët  janë të fuqishme dhe na mbushin me energji.

Kujtohu!

Depresioni të bën të ndihesh i padenjë dhe izolon veten  nga të tjerët. Mendo vetëm për veten. Sot fokusi nuk është te vetja jote, por te të tjerët. Bëj diçka të mirë për dikë që ka vërtet nevojë.

Kërko ndihmë!

Mos mbaj peshën e botës në supet e tua. Bisedo me dikë që do  të ndajë plagët dhe historitë e tij me ty. Dikush që ka qenë aty e ka bërë atë dhe e ka kapërcyer.