Turqia është duke u përballur me katastrofa natyrore gjatë javëve të fundit ku flakët që përpinë mijëra hektarë me pyjë në jug-perëndim të vendit i kanë lënë vendin përmbytjeve të mëdha në veri.

Sipas mediave turke, numri i viktimave nga përmbytjet në Kastaonu, Sinop dhe Bartik ka shkuar në 27, ndërsa raportohet për disa të humbur.

Shirat e dendur të ditëve të fundit në këtë zonë mbushën lumenjtë, të cilët dolën nga shtrati duke marrë para gjithçka.

Ndërkohë banorët e zonës tregojnë tmerrin nga uji. “Ishim duke ngrënë drekë në restorant, kur niveli i ujit u rrit menjëherë. Nuk zgjati as 5 minuta. Është një katastrofë e vërtetë”, shprehet një banor i qytetit Kastamonu për DHA.

Autoritetet lokale kanë bërë thrrje për banorët që të bëjnë kujdes edhe gjatë ditës së sotme pasi pritet që reshjet me intensitet të lartë të vijojnë duke përkeqësuar gjendjen. /abcnews.al