Gjashtë persona, përfshirë dhe autorin humbën jetën në një sulm me armë në Plymouth, Angli.
Tre gra, 2 burra dhe i dyshuari si autor humbi jetën gjatë sulmit me armë të enjten në mbrëmje por që policia nuk e lidh këtë ngjarje me një akt terrorist.
Mes të vrarëve është dhe një fëmijë 10 vjeç dhe shumë persona janë trajtuar në spital.
Policia e zonës tha se 5 persona humbën jetën në vendin e ngjarjes ndërsa një grua vdiq në spital.
Mediat britanike shkruajnë se autori ka trokitur në një derë shtëpie dhe më pas nisi të qëllojë. Edhe kur u largua nisi të qëllojë drejt personave të cilët u gjendën në atë park.
Një dëshmitar I tha policisë se autori ishte i veshur i tëri me të zeza.
ora tv