Nuk kanë të sosur habitë. Messi hyn në histori dhe për një fakt tjetër

Messi do të paguhet me një pagë vjetore prej 41 milionë dollarësh në PSG. Por në 24 orët e para të mbërritjes së tij, klubi ka shitur tashmë 832,000 fanella, duke sjellë 105 milionë dollarë të ardhura.

Klubi mban rreth 10%, kështu që është 10.5 milion dollarë fitim në ditën e parë.

Kur Paris Saint Germain e quajti diamante Messin kishte të drejtë.

Klubi parizien bëri zyrtare nënshkrimin me lojtarin më të mirë, fituesin e 6 Topave të Artë, Lionel Messin për një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon deri në vitin 2024, teksa fanella që do të mbajë do të jetë ajo me numër 30 si në debutimin e tij me Barcelonën.

ORA TV