Kodi i sjelljes dhe gjuha denigruese ndaj grave ka sjellë replika mes socialistëve dhe deomkratë në Kuvend. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku iu drejtua deputeteve të Partisë Demokratike se kur Agron Gjekmarkaj i ka cilësuar si “haremi i Ramës” dhe kryedemokrati Basha “kukulla të krimit” ato nuk kanë reaguar.

“Zonja Tabaku, zonja Açka nuk kam parë asnjërin nga ju, zonja Duma me shumë respekt, kur na është drejtuar zoti Gjekmarkaj dhe na ka thënë se jemi haremi i Ramës. Por kur kryetari juaj është kthyer me gisht dhe na ka thënë se ishim këtu si kukulla. Nuk kam parë asnjërën nga ju të reagonte. Vazhdoni të majisni një çështje që duhet të biem dakord me s nesh. Këtu kemi ardhur me vota. Këtu nuk ia vlen më që të bëjmë një bisedë u goditën gratë dhe burrat, jemi të gjithë njësoj. Nuk e mbaj mend asnjë nga ju që ti thoshte zotit Gjekmarkaj që nuk jemi haremi askujt, jemi gra, nëna, motra. Nuk iu kam për të acaroheni kaq shumë. Jorida ti je nga Tiranë, edhe unë, kam shumë respekt për ty,  për Gridën dhe për të gjitha këtu. Kemi 48 orë duke bërë të prekurat. Asnjë nga ju nuk u prek nga ju kur u quajtëm kukullat e krimit dhe haremi. Duhet të biem dakord që komisioni i etikës duhet të flasë edhe për gratë e majta dhe të djathta,” tha Balluku. g.v/abcnews.al