Gjatë ditëve të fundit në Tiranë janë vjedhur disa mjete të shtrenjta. Para 3 ditësh janë vjedhur dy Range Rover, në zona të ndryshme. Dyshohet se këto mjete do përdoreshin nga grupe kriminale për krime të rënda.

Policia ka arritur t’i gjejë makinat të parkuara në rrugë, një në Fushë Krujë dhe tjetrën në Thumanë. Por shqetësim mbetet fakti se nuk dihet asgjë për autorët, pasi nuk janë identifikuar ende.

Për këtë problematikë, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, mbrëmjen e së mërkurës mblodhi në një takim urgjent vartësit e tij, si dhe drejtuesit e komisariateve në kryeqytet.

Takimi, mësohet se ka vijuar deri në orën 03:30 të mëngjesit të së enjtes, ku janë analizuar provat në lidhje me grabitjet e fundit, që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.